Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Marrëveshja Roaming, çështje që ndikon në jetën e përditshme të njerëzve

6 Dhjetor 2022, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2022-12-06 11:48:17

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj para mediave u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.

“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.