Kryeparlamentari i Kosovës ‘shtanget’ kur Kurti pyetet në lidhje me informacionet për një atentat ndaj tij nga Serbia

10 Shkurt, 15:31

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi ditën e sotme se Serbia po punon për eliminim fizik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, teksa ky i fundit po zhvillonte një takim në Shkup të Maqedonisë së Veirut.

Pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur.

Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.

Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.