Kryeqyteti helen ‘nën pushtetin e ujit’! Rrethohen nga uji teksa ishin në shkollë, nxënësit krijojnë ‘urën me banka’ për të shpëtuar

14 Tetor 2021, 16:11

GREQI-  Kryeqyteti helen është dorëzuar i gjithi “nën pushtetin e ujit”! Shiu i dendur dhe pa pushim i ditëve të fundit ka shndërruar rrugët në lumenj, me ujin që ka shkuar deri në 60 cm, duke i bërë ato të pakalueshme ka qytetarët dhe automjetet.

Në zonën e Kolonës, shirat kanë hyrë në shtëpi dhe dyqane, ndërsa njerëzit e dëshpëruar janë në “luftë” me kohën dhe motin e keq për të shpëtuar pasuritë e tyre.