Kryesia 2 orë mbledhje! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive! Miratohen 4 pikat që do i dërgohen Kuvendit të PD për miratim

15 Korrik 2021, 21:34 | Përditesimi i fundit: 2021-07-15 21:09:23

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pavarësisht pakënaqësive ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës që do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja nisi me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.