Kryetari i ri i PD-së, Agim Baçi: Me Berishën s’ka garë, proces farsë! Boçi: Nuk është faji i tij që s’e sfidojnë! Presidenti i ri? Alibeaj po thellon çarjen e partisë, i shërben Ramës

10 Maj 2022, 20:28

Më 22 maj Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjen e kryetarit të ri, por në garë është vetëm Sali Berisha i cili do të përballet me Ibsen Elezin. Publicisti Agim Baçi thotë në Report Tv se përballë Berishës nuk ka garë, madje sipas tij do ishte më e ndershme që Këshilli Kombëtar me datë 30 prill ta kishte shpallur kryetar të Partisë Demokratike, sesa të çojnë demokratët në një proces fasadë.