Kryetari i shoqatës 'Vatra' në Stamboll: Nga tërmeti janë rrëzuar edhe pallatet luksoze! Do ishte më ndryshe po të kishin standarde europiane

6 Shkurt 2023, 10:39

Bora Zukali, kryetar i shoqatës Vatra në Stamboll foli për Report Tv duke thënë se nga tërmeti shkatërrues në Turqi janë rrëzuar edhe pallatet luksoze.

“Shumë ndërtesa janë dëmtuar. Në Adana janë rrëzuar edhe pallatet e reja. Edhe apartamentet luksoze janë rrëzuar. Nëse do ishin me standarde europiane, do ishte më ndryshe. Shqipëtarët po ndihmojnë për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat”, tha Zukali.