Kryetarja e KLGJ-së: Në 4 vite i janë shtuar trupës gjyqësore 80 gjyqtarë! Në shkurt do shohim rezultatet e hartës gjyqësore, krijohet gjykata e Apelit

13 Dhjetor 2022, 11:01

Kryetarja e KLGJ-së, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.

‘KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit. Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku.- u shpreh Llagami.

Më tej Llagami tha s enë shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.

‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë.’- tha Llagami.