Ksamil: adoleshenti dhunohet me grushta e shkopinj në kokë

15 Shkurt 2023, 11:12

Një video e cila qarkullon në rrjetin social Tik-Tok, tregon një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre.

Nga pamjet nuk kuptohen shume detaje veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt, por koha nuk dihet me siguri.

Po kështu është e paqartë nëse Policia e Sarandës ka dijeni për rastin e nëse ka marrë ndonjë masë apo.