'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme

21 Shtator 2022, 16:02

Produktet Vudi kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.