Kthim 360 gradë i historisë së dajes që u akuzua për përdhunimin e mbesës në Greqi/ Vajza falsifikoi mesazhet që i ati ta vriste kunatin

12 Prill, 17:52

Fatmir Tarellari, një 50-vjeçar shqiptar nga Policani, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme. Ngjarja ndodhi më 9 janar 2024, kur ai tendosi një kurth fatal për kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, i cili u qëllua për vdekje me një pushkë gjuetie në një zonë të shkretë jashtë Volosit, pranë një fabrike çimentoje.