Kukës, në tregun e bagëtive çmimet ‘largojnë’ blerësit! Qytetarët: Nuk ka më asgjë, njerëzit kanë ikur

25 Dhjetor 2022, 15:32

Qytetarët që shkojnë nëpër tregje këtë fundvit, më së shumti i ngjajnë turistëve, teksa kalojnë shohin por nuk arrijnë të blejnë. Këtë panoramë e shohim edhe në tregun e gjësë së gjallë në Kukës, ku çmimet kanë rritur distancën e blerësit me tregtarin.