Kultivuan 212 rrënjë kanabis në Krujë, vihen në pranga 2 kushërinjtë

5 Maj 2025, 13:41 | Përditesimi: 5 Maj 2025, 13:41

Dy persona janë vënë në pranga, pasi kultivuan 212 rrënjë kanabis në Krujë. Në pranga janë vënë kushërinjtë, Fabian Farruku dhe Klajdi Farruku, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku kishin mbjellë fidanët.

I.M/Shqiptarja.com