Kalendula – lulja mrekulli që shëron lëkurën, qetëson trupin dhe forcon imunitetin. E njohur si “dielli i tokës”, ajo nuk është vetëm e bukur për syrin, por edhe një aleate e fortë për shëndetin me vlera të jashtëzakonshme shëruese. Edhe pse duket si një lule e zakonshme, kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një thesar natyror që prej shekujsh përdoret për të shëruar trupin dhe për të qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme, kjo bimë medicinale është një aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka ditur prej kohësh, sidomos në fushën e kozmetikës: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç i vërtetë nga natyra. Çfarë e bën kalendulën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në jetën e përditshme? Për këtë bimë medicinale flasim sot në “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli”, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.




















