Kumbaro për Report Tv: Do reduktojmë shishet, gotat e pjatat plastike! Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe

15 Qershor 2022, 19:00

Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.