Kumbaro: Turizmi dhe mjedisi s’mund të konsiderohen si armiq! Në gusht, 10% më shumë vizitorë të huaj nga një vit më parë! Të ruajmë ‘ambasadorët bio’

9 Shtator, 11:54 | Përditesimi: 9 Shtator, 11:54

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, tha se turizmi dhe mjedisi nuk mund të konsiderohen si “armiq”, sepse sipas saj, nuk ka një zhvillim të qëndrueshëm turistik pa një mbrojtje të mjedisit.

Ministrja tha se nga analizat e bëra pas pandemisë së Covid-19, po del në pah një profil i ri i turistit. Përmendi gjithashtu edhe shifrat e vizitorëve të huaj të këtij viti, teksa tha se muajin gusht e mbyllën me 10% më shumë në krahasim me këtë periudhë të një viti më parë.

r.k./Shqiptarja.com