Kur e vjetra dhe modernia bashkëjetojnë në çarshinë e Gjakovës! Nga kutixhiu i fundit tek barku i 'ngrirë' i Kiara Titos dhe Xhensila Myrtezajt

21 Shtator, 14:00

 Është vetëm 1 km rrugë por me histori shumë të gjatë e të larmishme që shtrihet përtej shekullit të 15, kohë kur u themelua edhe qyteti i Gjakovës. Çarshia e Madhe ishte zemra e ekonomisë në qytetin e tregtisë dhe të mallrave i cili i shërbeu fshatrave përreth, zonës së Junikut dhe zonës malore të Gjakovës në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Asokohe numëroheshin rreth 525 dyqane në të cilat janë zhvilluar pothuajse të gjitha llojet e zejeve. Ruzhdi Qarri duket se është i fundit i familjes Qarri që prej 200 vitesh ka punuar kuti të njohura si paja e nuses, djepa e sëndukë.

71 vjeçari, nga Gjakova, prej moshës 15 vjeçare, merret me punimin e djepave të drurit të ilustruar me ngjyra e lule të ndryshme.