‘Kur u bë president me erdhi një dokument i Fatos Mahmutajt’, Romeo Kara: I neveritur nga korrupsioni i Berishës dhe Metës, akuzat ndaj meje shpifje

8 Nëntor 2023, 19:47 | Përditesimi i fundit: 2023-11-08 19:49:03

Prokurorët morën në pyetje kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për mbi dy orë për aferën CEZ-DIA ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Ky i fundit në “Studio Live” në Report TV i është përgjigjur akuzave të Metës që i quan shpifje. Kara tregoi se kur Meta është bërë president ka marrë një dokument nga gazetari Fatos Mahmutaj që sipas tij jepte detaje për aferën.