Policia ka finalizuar operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorit të djegies së mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024.
Si rezultat i hetimeve të kryera është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Ky i fundit ishte dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.