Tre persona janë arrestuar pasi kishin përshtaur lokalin dhe një dyqan për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati. Mes të arrestuarve është pronari i dy ambjenteve, prindërit e tij dhe kamarieri. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 25 vjeçar.
Sekuestrohen 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine.
Gjithashtu, sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash (në lekë dhe në euro) dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura.