Kurbin/ Nuk iu bind policisë, përplasi makinën e efektivëve dhe hodhi pistoletën, arrestohet 27-vjeçari

3 Tetor, 13:00 | Përditesimi: 3 Tetor, 13:00

Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mamurras pasi iu gjet një armë zjarri në makinë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë. Edmir Xhaferri sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohej më shpejtësi ku ka hedhur armën, dhe duke përplasur automjetin efektivëve. Pas disa minutash ndjekjeje ai është arrestuar.

E.H/Shqiptarja.com