Kursi i këmbimit godet fasonerinë, nis largimi i punonjësve! Edvin Prençe: Të huajt kanë ulur porositë, nuk ka aktivitet

11 Tetor 2023, 16:13

Biznesi i fasonerisë po përballet me rënie aktiviteti i ndikuar nga mungesa e kontratave me partnerët  e huaj, zhvlerësimi i euros dhe ulja e fuqisë blerëse. Përfaqësues të kësaj sipërmarrje thonë se po shkurtojnë staf, pasi prodhimi është ulur ndjeshëm, në krahasim me vitin e kaluar.