Kurti akuza përfaqësuesve të BE: Lajçak e Borrell u pozicionuan kundër Kosovës, të japin llogari! Serbia s'ka bërë propozime, na sjellë një draft që e kemi refuzuar

18 Shtator 2023, 16:18

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzon të dërguarin e BE, Lajçak si fajtorin kryesor të dështimit të procesit të dialogut. Pas takimit të 14 në Bruksel, Kurti thotë se Lajçak u rreshtua në anën e Serbisë dhe se në takim u gjend përballë një skenari të përgatitur nga ndërmjetësuesi i BE në koordinim me Presidentin Vuçiç.