Kurti bëri një hap pas: Pajtimi me BE vendos barazi në dialogun Kosovë-Serbi! Vuçiç: Duan të na bëjnë fajtor

12 Korrik 2023, 16:28

Me skepticizëm dhe ironi e ka komentuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tërheqjen e kryeministri të Kosovës Albin Kurti dhe dakordësinë me BE-në. Vuçiç e sheh këtë si truk për të fajësuar Serbinë, ndërsa shton se nuk ka kuptim kërkesa nga BE për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.