Kurti dhe Vuçiç nesër në Bruksel! Kryeministri i Kosovës pranon planin e ri të BE-së për Asociacionin: Nëse Serbia nuk sanksionohet për sulmin në Banjskë, s’ka dialog

25 Tetor 2023, 13:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jenë ditën e nesërme në Bruksel. Kjo është hera e parë që dy liderët do përballen që pas sulmit në veri të Kosovës nga bandat serbe ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.