Kurti i mbylli ‘derën’ Ramës, Konjufca: Është vendimi i tij, të respektohet! Kryeministrit shqiptar i kërkova të ketë qasje të njëjtë me ne për Serbinë

6 Korrik 2023, 19:27

Kryeparlamentari Glauk Konjufca zhvilloi një prononcim për mediat pas takimit me Ramën. Ai thotë se refuzimi nga ana e Kurtit për takimin me të duhet respektuar pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo çka dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve. Konjufca thotë se i kërkoi Ramës të jetë në të njëjtën linjë në qasjen që ka Serbia ndaj Kosovës.