Kurti kërkon votën për qeverinë e re: Votoni jo për interes partiak, por për interesin publik e shtetëror

26 Tetor, 12:07 | Përditesimi: 26 Tetor, 12:07

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kërkoi votën nga të gjithë deputetët për formimin e qeverisë së re. Kurti tha se deputetët sot duhet të votojnë jo thjesht për interes partiak, por për interes publik e shtetëror, pasi kriza politike ka ndikuar në mbarëvajtjen e shumë institucioneve. Ai ka përmendur se rrezikohet humbja e shumë miliona eurove nga mungesa e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

 

r.k./Shqiptarja.com