Kryeministri Albin Kurti foli qartë nga Kuvendi. Ai tha se Kosova do që të ndihmojë evropianizimin dhe demokratizimin e Serbisë por Kosova nuk do të paguajë asnjë çmim. Serbia nuk mund të kompensojë ato që humbi nga e shkuara në kurriz të Kosovës. Ky territor
“Kosova nuk mund të dëmshpërblejë Serbinë për humbjen e luftës së Kosovës. Unë se kompensoj dot Beogradin pse regjimi i Millosheviçit humbi. Ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre. Ne duam ta ndihmojmë evropianizimin e demokratizmin e Serbisë por nuk paguajmë çmim për këtë.
Unë jam kryeministër i të gjithëve, prandaj le ta ndihmojmë veriun dhe serbët e Veriut të shpëtojnë nga ideologjia e 1 partie, 1 pushteti dhe 1 kishe që ka në mendje Serbia.”- tha Kurti.