Kurti: Masat e BE ndaj Kosovës të hiqen sa më parë, Serbia nuk po respekton marrëveshjet

12 Gusht 2023, 19:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të këmbëngulë se Bashkimi Europian duhet t’i heqë masat që ka vënë ndaj Prishtinës, duke pasur parasysh edhe që kjo e fundit po merr hapa për uljen e tensioneve në veri. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se në fakt Serbia është ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakordësuar.