Kurti mban fjalim në Kuvend: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët! Lista Serbe braktisi institucionet, vjen kur merr pagën

2 Qershor 2023, 12:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime. Ai listoi sipas ditëve të gjithë ngjarjet të situatës në veri, ku tha se serbët ndërhyjnë vetëm në momentin kur kryetarët e zgjedhur donin të vinin në detyrë. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu. Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.