'Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV', Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë

8 Shkurt 2025, 16:10 | Përditesimi: 8 Shkurt 2025, 16:10

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u është drejtuar qytetarët të Republikës së Kosovës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ahmeti i drejtohet qytetarëve duke u kërkuar që të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të mos e lënë Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, si vende nën sanksione ndërkombëtare.

Po ashtu ai shprehu shqetësimin rreth “ndërhyrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, ku tha se ishte” e pabazë dhe poshtëruese”.

I.M/Shqiptarja.com