Kurti në Kuvend: Patëm dy sulme terroriste të dirigjuara nga Beogradi, kryekrimineli Radoicic është në kërkim

26 Tetor, 12:19 | Përditesimi: 26 Tetor, 12:19

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku kërkoi votat për formimin e qeverisë së re, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se janë përballur me dy sulme terroriste të dirigjuara nga Serbia. Kurti kujtoi sulmin në Banjskë ku u vra efektivi Afrim Bunjaku, si edhe sulmi në Ibër. Kurti tha se kryekrimineli Milan Radoicic është shpallur në kërkim dhe se ndaj tij dhe 44 shokëve terroristë është ngritur një aktakuzë prej 160 faqesh.

r.k./Shqiptarja.com