Kurti nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

1 Tetor 2023, 22:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri. Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, ku nënkuptohet se sulmet kanë pasur mbështetjen e plotë të shtetit serb.