Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin, Rama: Hap i vonuar, por i duhur! Shenjë që Albini po bëhet kryeministër! E kam përgëzuar që në momentin e parë

14 Nëntor 2023, 23:47

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv ka bërë një koment për “kthesën” e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin. Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.