Kurti si Berisha, vazhdon t'i bëjë karshillëk drejtësisë: Prokurorët të më vijnë në zyrë siç u shkuan 2 kryeministrave para meje! Dhoma Amerikane e Tregtisë të mos ndërhyjë në proces

7 Mars, 20:20

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë ku rendit arsyet se pse kreu i qeverisë, Albin Kurti, ka shkelur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dëshmuar në Prokuroinë Speciale, pas disa thirrjeve të kësaj të fundit, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore. 

Injorimin dhe përçmimin e organeve të Drejtëisë në Kosovë, Kurti e justifikon duke thënë se thirrja e tij për të dëshmuar në prokurori ka prapavijë politike dhe Prokuroria Speciale po tregon një standard të dyfishtë.

Në deklaratë, theksohet se është praktikë e përhapur në mbarë vendet demokratike që kreut të qeverisë t'i merret dëshmia në zyrë për një çështje që po hetohet nga prokuroria dhe  kërkohet sqarimi i tij.