Kush i vendosi 21 kamera sigurie në shtylla për të vëzhguar policinë në Shkodër? Merren në pyetje disa pjestëtarë të fiseve Lici e Bajri

15 Janar 2023, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2023-01-15 16:13:13

Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave.