Kushëriri i familjes Hysa: Dan Hutra duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej

2 Mars 2023, 10:43

Një prej kushërinjve të familjes Hysa ka folur para mediave duke kërkuar dënim me varje për autorin e krimit makabër, Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa.

“Ku ka drejtësi në Shqipëri. Ai duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej. Këtu nuk ka as shtet, as drejtësi. Kjo është drejtësia, njëri e kap, tjetri e nxjerr. Këtu janë bërë dallavere gjithë jete. Unë me zemër jam demokrat por e kishte fryrë ai. Ne kemi një rast të tillë si Dali Ndreu që vrau Lirinë, shtatzënë. E vrau ai i pari, e eliminoi. Unë tani e mora vesh”, tha kushëriri për mediat.

  •