‘Kushtetuesja’ kërkoi që të votojë diaspora, Celibashi-politikës: Procesi të nisë sa më shpejt, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e votimit

16 Dhjetor 2022, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2022-12-16 15:55:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka ende të qartë se si do të realizohet vota e diasporës, por thirrja e Ilirjan Celibashit është që votimi të realizohet në zgjedhjet parlamentare 2025. Celibashi tha në Kuvend se duhet përcaktuar kriteri i kohës së qëndrimit të emigrantëve jashtë vendit, mënyra e votimit, si dhe vendi ku do të ushtrohet kjo e drejtë.