Kushtetuesja nis shqyrtimin e padisë për hartën e re gjyqësore! Avokatët kërkuan shfuqizimin e organizimit të ri gjyqësor

17 Tetor 2023, 22:10

Harta e re gjyqësore u bë shkak për përplasje në gjykatën kushtetuese mes KLGJ-së dhe avokaturës së shtetit dhe përfaqësuesit të avokatëve privatë në vend. Këta të fundit kërkuan shfuqizimin e hartës me argumentin se ka vështirësuar aksesin në drejtësi, por pala tjetër kundërshtoi. Gjykata shtyu seancën për tu njohur me përgjigjet e palëve me shkrim