Pas lajmit që ka qarkulluar në media se ora e deputetit Belind Këlliçi kushton 82 mijë dollarë, ai ka treguar vlerën e orës në Report Tv. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Këlliçi tha se ora kushton 400 dollarë dhe sipas tij këto shpifje janë sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës.
“Kjo ka ardhur pas një reagimi tim ditën e djeshme. Unë mund t’ia tregoj., Kam lexuar në media se sot kjo ora ime e dorës, e sponsorizuar nga qeveria dhe Veliaj se më vijnë informacionet, kushton 82 mijë e 400 dollarë. I duhet hequr vetëm 82 mijë se kushton vetëm 400 dollarë dhe nëse Veliaj është i gatshëm të më japë 40 dollarët ia jap dhuratë dhe vetëm të heq dorë nga mashtrimet me opinion publik, vjedhjeve që iu bën taksave të qytetarëve shqiptarë dhe keqtrajtimit që i bën qytetarëve të Tiranës. Këtë të bëjë Veliaj të mos merret me shpifje”, tha Këlliçi në Report Tv.