Kuvendi i 11 dhjetorit, debati në Report Tv/ Balliu: Çdo qindarkë e 'Foltoreve' do bëhet transparente! Basha, 'Kim philby' i pluralizmit, e shkarkojmë! Gjikondi: Berisha, varrmihësi i PD

10 Dhjetor 2021, 13:44

Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua vizita e të dërguarit special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Ndër të tjera u diskutua se çfarë do ndohë me Kuvendet e PD. Në studio ishin të ftuar juristja Brisida Gjikondi dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Balliu mohoi akuzat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili deklaroi mbrëmjen e kaluar në Report Tv se Basha është kërcënuar për të liruar selinë blu më 11 dhjetor. Ish-deputeti i PD i quajti mashtrime këto deklarata.