Kuvendi i kërkon Inspektorit të Drejtësisë goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK para se të ‘kositen’ nga Vetingu, po bëjnë kërdinë me vendime

9 Gusht 2022, 20:01

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të fokusohet në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në procesin e Vetingut. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga Komisioni i Vetingut, po bëjnë kërdinë në gjyqësor me vendime abuzive, arbitrare dhe korruptive, deri kur të thirrjen nga Komisioni i Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit të tyre. Kjo kategori magjistratësh konsiderohen ndryshe edhe si gjyqtarët dhe prokurorët KÇK (kap ça të kapësh). 

    No videos found.