Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla

2 Shkurt 2023, 15:57

Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.