Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Serbia përgjegjëse, BE të dënojë shpalljen e zisë për terroristët, s'nevojitet hetim! KFOR të marrë në kontroll veriun

28 Shtator 2023, 16:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-28 16:42:55

Moslinjëzimi i Shqipërisë me deklaratën e BE-së ka qenë në fokus të kryeministrit Edi Rama në një komunikim me gazetarët. Duke shprehur shqetësimin e madh për atë që po ndodh në veri të Kosovës, kreu i qeverisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian të dënojë atë që ndodhi në Banjskë, por edhe karshillëkun nga ana e Beogradit, të cilët nderuan terroristët serbë duke shpallur zi për terroristë. 

        No videos found.