Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën, përfshihet asociacioni i komunave me shumicë serbe

15 Shtator 2022, 15:23

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes' në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.