Laboratori i kokainës në Fier/ Eksperti i kriminalistikës: Grupi nuk funksionon vetëm! Çdo mall që vjen nga vendet e dyshuara duhet të futet në kontroll të veçantë

25 Nëntor 2022, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2022-11-25 12:26:40

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson rast flagrant laboratorin e drogës që u zbulua në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në një intervistë për “Sot, live në Shqipëri” me Migena Sotirin dhe Nertil Agalliun, Softa thotë se duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet ndërsa sasia e lëndës narkotike fshihej mes thasëve me pleh kimik.