Laboratori i ri në QSUT: Standardizim i rregullave për strukturat publike dhe jopublike?

27 Korrik 2023, 12:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punën në Laboratorin e ri Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku foli për standardizimin e protokolleve si në strukturat shëndetësore publike ashtu edhe ato jopublike, me synim për rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët.