Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë

20 Janar, 20:58

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të shtunë javën e 20-të, jo pa surpriza. Gjithçka nisi në orën 13:30 në Rrogozhinë, aty ku Erzeni humbi 0-1 nga Vllaznia vetëm në momentet e fundit. Partizani u befasua 1-2 nga Laçi, me "Demat" që bëjnë hapa pas në garën e titullit edhe pse në fund do jetë formula "Final 4" që vendos gjithçka.