LaCivita në PD, Petro Koçi: Nuk ka bir nëne që t'i bëjë makiazh Berishës! Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private

13 Shkurt, 18:28

Deputeti i PS-së Petro Koçi komentoi në 'Studio Live' ardhjen e LaCivitas në Tiranë, ku u shfaq krah Berishës, teksa do drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Koçi thekson se askush nuk mund t'i bëjë makiazh më Berishës, pasi është konsumuar me sjelljen e tij politike.

Njeriu i Trump, LaCivita, nuk mund të korrigjojë dot Berishën.

'Nuk ka bir nëne, që të bëjë makiazh Berishës. Është në një moshë që nuk i bën dot. Sado të përpiqet ai, rasti i sotëm sjellja në Kuvend, tregoi se Berisha nuk korrigjohet. Kot përpiqen të kompromentojnë këtë marrëdhënie biznesi, sikur ka lidhje me Trump dhe PR. Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private.'