Lajçak: Diskutuam propozimin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

20 Janar 2023, 13:18

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka cilësuar të hapur dhe të sinqertë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Lajçak u shpreh se qëllimi ishte diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”- u shpreh ai.