Lajçak në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin: Po përpiqemi të heqim masat! BE ka gati sanksionet edhe për Serbinë, vendimin e marrin vendet anëtare

4 Korrik 2023, 21:45

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, vizitoi sot Kosovën në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Pas takimit për rreth 3 orë me Albin Kurtin, emisari i BE-së tha se shtetet anëtare të BE-së do të vendosin për masat ndaj Kosovës ndërsa shtoi se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë.